UBT News

Merz reagon për herë të parë pasi dështoi të zgjidhet kancelar i Gjermanisë

Friedrich Merz shprehu besimin se do të zgjidhet kancelar i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit në Bundestag, pas humbjes së ngushtë në raundin e parë, ku i munguan vetëm gjashtë vota për të siguruar shumicën.

Në një deklaratë përpara grupit parlamentar të CDU/CSU, Merz tha: “Nuk ka të bëjë me mua, ka të bëjë me demokracinë. Jam i sigurt se se do ia dalim shumë shpejt”.

Ai njoftoi gjithashtu se do t’i përmbahet planit të tij për të vizituar Parisin, duke u shprehur i sigurt për fitoren në raundin e dytë.

Do t’i përmbahem orarit tim, duke filluar nga nesër“, thuhet se i komunikoi Merz, presidentit francez.

Humbja e Merz në votimin e parë ishte një surprizë për CDU-në, e cila së bashku me SPD-në ka 328 mandate në Bundestag, më shumë se kuorumi prej 316 votash të nevojshme. Kjo është hera e parë në historinë e republikës federale që një kancelar i ardhshëm nuk arrin të sigurojë shumicën në votimin fillestar, pavarësisht fitores në zgjedhje dhe krijimit të një koalicioni.

Exit mobile version