UBT News

Merz: Optimist se SHBA do të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë

Kancelari gjerman Friedrich Merz është shprehur optimist se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të rrisin presionin mbi Rusinë në mënyrë që ta bindin vendin të negociojë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Përpara largimit të tij nga samiti në Kananaskis, Merz tha se shpresonte që SHBA-ja do të merrte, së shpejti një vendim për vendosjen e më shumë sanksioneve ndaj Rusisë.

Të hënën, udhëheqësi gjerman theksoi se nuk ishin vendosur sanksione të reja amerikane që kur Trump ishte kthyer në pushtet, në janar.

Trump nuk është treguar i gatshëm për të vendosur më shumë sanksione ndaj Moskës pavarësisht përpjekjeve të Bashkimit Evropian.

Sanksionet na kushtojnë shumë para. I kushtojnë shumë para SHBA-së”, tha Trump.

Komisioni Evropian propozoi dje një ndalim të plotë të importeve të gazit rus në Bashkimin Evropian deri në fund të vitit 2027.

Deklarata e Merz erdhi pasi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i bëri thirrje SHBA-së të shtrëngonte sanksionet kundër Rusisë.

Për të sjellë Rusinë në tryezën e negociatave dhe për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duhet të rritet presioni”, tha Von der Leyen në një konferencë për shtyp./atsh

Exit mobile version