Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar propozim vendimi për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit zgjerimi i rrugës nacionale N9, Kijevë – Zahaq, segmenti Dollc.
Këtë vendim e ka arsyetuar ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu. Qeveria e Kosovës më 18 prill të këtij viti ka miratuar vendim për shqyrtimin e kërkesës për shpronësim në interes publik të pronave të palujtshme të pronarëve dhe zotuesve të ineteresit të cilat prekin nga realzimi i projektit “Zgjerimi i rrugës nacioanle N9, Kijevë-Zahaq, segmenti Dollc… në zonën kadastrale Dollc, Zajm, Grabanicë, Drenoc.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim edhe për shpronësimin e pronave të palujtshme të cilat preken nga realzimi i projketit “Konservimi, restaurimi dhe ndërtimi i Kompleksit Memorial Masakra e Reçakut”.