UBT News

Merren masa në këtë edicion të “Oscars” pas shuplakës së Will Smith

“Oscar” këtë vit do të shtojë një “ekip krize” në rast se ceremonia e ndarjes së çmimeve do të përballet me ndonjë tjetër skandal si ai i shuplakës së aktorit Will Smith ndaj komedianit Chris Rock.

Shefi ekzekutiv i Akademisë, Bill Kramer i tha revistës Time se ekipi i ri ka vlerësuar shumë skenarë dhe janë të gatshëm për çdo gjë.

“Për shkak të vitit të kaluar, ne kemi menduar për shumë gjëra që mund të ndodhin në Oscars”, tha ai.

Presidentja e Akademisë, Janet Yang tha se reagimi ndaj atij rasti nuk ishte i shpejtë.

Smith e goditi me shuplakë komedianin pasi ai bëri shaka me flokët e gruas së tij, Jada Pinkett Smith, e cila i rruajti ato pasi u diagnostikua me alopeci. Pavarësisht incidentit, ai qëndroi në ceremoni dhe më vonë mori një çmim për aktorin më të mirë për rolin e tij në filmin “King Richard”.

Pas dhjetë ditësh, Akademia mori vendim t’ia ndalonte pjesëmarrjen për dhjetë vjet në “Oscars” dhe ngjarje të tjera të Akademisë./UBTNews/

Exit mobile version