UBT News

Merkeli thotë se çdo vaksinë është e mirëpritur

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se vaksina e Rusisë ndaj koronavirusit mund të përdoret në rast se e merr miratimin e rregullatorit.

“Çdo vaksinë është e mirëpritur në Bashkimin Evropian”, deklaroi Merkeli, duke e cilësuar ‘informacion të mirë’ lansimin e vaksinës.

Merkel deklaroi se kohët e fundit ka folur me presidentin rus, Vladimir Putin, për vaksinën.

Vaksina Sputnik V thuhet se është mbi 91% efektive kundër COVID-19, sipas rezultateve që u publikuan në revistën mjekësore “The Lancet”, të martën./UBTNews

Exit mobile version