Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka adresuar fjalimin e saj të parë rreth fitores së Joe Biden. Ajo e ka uruar përzemërsisht Bidenin, duke thënë se ai e njeh Gjermaninë dhe Evropën shumë mirë.
Merkel po ashtu e ka uruar edhe nënpresidenten Kamala Harris, dhe deklaroi se ajo “është inspirim për shumë njerëz”.
Kancelarja gjermane potencoi rëndësinë e marrëdhënieve mes dy shteteve, dhe tha se pa mbështetjen amerikane, ribashkimi i Gjermanisë para 30 vjetësh do të ishte i pamundur. Shtoi se dy vendet duhet të qëndrojnë pranë njëra-tjetrës për t’i përballuar sfidat e mëdha, sikurse koronavirusi, ngrohja globale dhe terrorizmi./UBTNews