UBT News

Merkel viziton të martën Tiranën, zbardhet agjenda

Kancelarja gjermane, Angela Merkel viziton të martën Shqipërinë. Në një njoftim për mediat, zyra për shtyp e kryeministrit Edi Rama zbardh agjendën e kancelares.

Në orën 10:20 do të mbahet ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave, më pas Merkel do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama. Në orën 11:00, do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave

Më pas, në orën 11:50, pritet mbërritja e kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park, po ashtu edhe mbërritja e kancelares Merkel.

Më pas në 14:35, mes kryeministrit Rama dhe kancelares Merkel do të mbahet një konferencë për shtyp

Exit mobile version