UBT News

Merkel: Për Putinin, vetëm pushteti ka vlerë

German Chancellor Angela Merkel addresses a press conference at the Chancellery in Berlin on April 30, 2020 after holding a telephone conference with the leaders of the Federal states on the restrictions during the novel coronavirus COVID-19 pandemic. (Photo by Kay Nietfeld / POOL / AFP) (Photo by KAY NIETFELD/POOL/AFP via Getty Images)

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbrojtur politikën e saj ndaj Rusisë, para pushtimit të Ukrainës në shkurt, duke thënë se pushteti i saj për të ndikuar te presidenti rus, Vladimir Putin, kishte mbaruar.

Ajo ka tha se ishte përpjekur të organizonte bisedime në mes të presidentit rus dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, në verën e vitit 2021.

“Por unë nuk e kisha fuqinë më. Të gjithë e dinin, në vjeshtë unë do të largohesha”, ka thënë ajo.

Pas katër mandatesh si kancelare, Merkel u largua nga detyra në dhjetor të vitit 2021. Ajo bëri një vizitë përfundimtare në Moskë në gusht të vitit 2021.

Ajo tha se se “për Putinin, vetëm pushteti ka vlerë”, raporton BBC.

Exit mobile version