UBT News

Merkel në Tiranë, Dervishi: Vizitë lamtumire. Mesazhet qëndrojnë, por nuk ka pritshmëri

Rezultatet e procesit të Berlinit janë një dekadë larg pritshmërive. Kështu u shpreh në studion e “Ditarit” në A2 CNN analisti Lutfi Dervishi në prag të vizitës së kancelares gjermane, Angela Merkel, në Shqipëri, të cilën e shikon si një vizitë lamtumire të saj para largimit nga politika gjermane.

“Rezultatet e procesit të Berlini janë larg pritshmërive, por diçka ka filluar. Ne jemi shumë larg arritjes së kësaj gjëje, minimuni një dekadë. Jemi në fazën që ky projekt duhet shtyrë më tej dhe perspektiva e rajonit të mbetet e hapur. Vizita e Merkel sot është vizitë lamtumire e përgatitur nga ish-diplomati gjerman i ndjerë që u emërua ambasador në Pekin dhe ndërroi jetë, një njeri mjaft miqësor me Ballkanin, dhe ka qenë sugjerimi i tij ta përmbyllte në Ballkan”.

Sipas tij, mesazhet e procesit të Berlinit qëndrojnë, por nuk pritet ndonjë ndryshim. Dervishi thekson se fokusi i Gjermanisë ka qenë më shumë te stabiliteti në Ballkan më shumë se te demokracia.

“Mesazhet qëndrojnë, nuk presim ndonjë kthesë, janë dy nivele të vizitës është theksi për të ecur më tej me projektet që u nisën para 7 vjetësh në Berlin. Nuk do të ketë ndonjë pritshmëri. Vendi të jetë stabël, por nuk duhet të harrojnë demokracinë. Askush nuk ka prioritet Shqipërinë. Dhe ne jemi në pandemi dhe pamë që u përqendruan të mendojnë situatën brenda vetes. Ne nuk e dimë ç’kriza na presin.

Dervishi thekson se ajo që kërkohet është kryerja e reformave, por shton se vendi ynë është larg thithjes së kompanive të mëdha gjermane në vend.

 “Vendi është më i sigurt nëse bëhen disa reforma. Gjykata të sigurta, ne jemi ende shumë larg. Gjermania ka një përvojë të vetën me integrimin. Të gjithë vendet e rajonit. Nga pikëpamja e biznesit kompanitë e mëdha nuk do të vijë kurrë, ato që kërkohen janë kompani të vogla e të mesme, ne jemi shumë larg arritjes së kësaj gjëje, minimuni një dekadë”.

Exit mobile version