UBT News

Merkel mori dozën e parë të vaksinës antiCOVID

Kancelarja gjermane, Angela Merkel mori dozën e parë të vaksinës antiCOVID. Siç raportojnë mediat e huaja, Merkel u vaksinua me AstraZeneca.

Merkel, 66-vjeçare, tha se ishte e lumtur që e mori dozën e parë të vaksinës, teksa u bëri thirrje edhe të tjerëve të vaksinohen.

“Dua ta falënderoj secilin që është i involvuar në fushatën e vaksinimit – dhe çdonjërin që u vaksinua. Vaksinimi është çelësi i luftimit të pandemisë”, deklaroi ajo./UBTNews

Exit mobile version