Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh sot në favor të kontakteve indirekte me grupin islamik palestinez të Hamasit, në pushtet në Gaza, thelbësore sipas saj për të arritur një armëpushim me Izraelin.
“Ju nuk mund ta bëni gjithmonë drejtpërdrejt, por sigurisht që Hamasi duhet të përfshihet në një farë mënyre ose në një tjetër sepse pa Hamasin nuk ka armëpushim”, theksoi kancelarja gjatë një forumi të organizuar nga grupi WDR.
“Kontakte indirekte duhet të ekzistojnë me Hamasin”, sipas saj.
“Egjipti flet me Hamasin, shtetet e tjera arabe bëjnë të njëjtën gjë”, theksoi ajo duke nënvizuar se Egjipti ishte një faktor shumë i rëndësishëm për çështjen e armëpushimit dhe paqes.