Kancelarja gjermane, Angela Merkel do ta vizitojë Shtëpinë e Bardhë muajin e ardhshëm. Lajmi u konfirmua nga Shtëpia e Bardhë, të premten.
Vizita e saj do të realizohet më 15 korrik. Kjo është vizita e saj e parë gjatë presidencës së Bidenit dhe siç duket e fundit në karrierën e saj të gjatë si kancelare.
Merkel nuk po synon një mandat të pestë si kancelare, ndërkohë që zgjedhjet do të mbahen në shtator.
“Vizita e kancelares Merkel do të afirmojë raportet e thella bilaterale mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.
Sipas njoftimit, në këtë takim do të diskutohet për çështjen e pandemisë, ndryshimeve klimatike dhe çështje të tjera me interes për të dy palët./UBTNews