Shumë biznese të vogla u mbyllën, sepse nuk mund të mbijetonin. Por këtë vit, ardhja e mërgimtarëve si duket po sjell shpresë te bizneset e vogla.
Të shumtë nga këto biznese thonë se për dallim nga viti i kaluar, që mezi ia dolën të qëndronin në këmbë, këtë vit sikur ka filluar të ketë më shumë lëvizje. Megjithatë, ekziston frika nga varianti i ri i virusit që po përhapet.
Shqipëria, e veçmas Kosova, gëzon ardhjen e shumë mërgimtarëve në pushimet verore në vendlindjen e tyre. Në fakt, për shumë biznese ardhja e tyre është sikurse “infuzion” për bizneset e vogla, e në veçanti për ekonominë e të dy shteteve shqiptare.
“Viti i kaluar ishte katastrofë, kemi punuar me humbje të mëdha, sepse e dimë se vitin e kaluar ishte edhe kulmi me Covid-19. Por shpresoj se këtë vit të jetë më mirë, numri i të infektuarve po ulet dhe shpresojmë se do të jetë më mirë në të ardhmen. Por, sërish kemi frik nga paralajmërimet që i jep Organizata Botërore e Shëndetësisë me sulmin e ri me mutacionin e ri të virusit”, deklaroi ky afarist.
Lëvizje pozitive kanë filluar edhe në agjencitë turistike, sidomos kur bëhet fjalë për pushime.
“Për momentin situata duket më mirë se vitin e kaluar, duke pasur parasysh edhe orën policore, karantinën dhe kufizimet e udhëtimeve. Shpresojmë që këtë vit me lehtësimin e masave për udhëtime të kemi lëvizje më shumë se vitin e kaluar”, tha Luzim Aliu, pronar biznesi.
Ai tregon se destinacioni më i kërkuar është Shqipëria për shkak se nuk kërkohet test Covid dhe vaksina.
“Si destinacion të parë nga këndvështrimi im do ta kisha radhitur Shqipërinë, ku nuk kërkohet as PCR test d.m.th. është hyrja e lirë, normalisht udhëtarët duhet të kenë kujdes megjithatë. Ndërsa Greqia kërkon që t’i keni pranuar të dy vaksinat.