UBT News

Mërgimtarët po presin mbi tri orë për të dalë nga Kosova

Mërgimtarët, sikurse edhe ditëve paraprake, edhe sot po përballen me pritje të gjata për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova. Pritjet më të gjata janë në pikat kufitare, Merdarë dhe Dheu i Bardhë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën e kalimit kufitar, Merdarë pritjet në hyrje janë 180-200 minuta, derisa kolona është 1000 metra. Ndërsa, në dalje, në këtë pikë kufiare pritjet janë edhe më të gjata, 200-220 minuta, derisa kolonat janë 1200 metra.

Ndërkaq në pikën e kalimit kufitar, Dheu i Bardhë pritjet në hyrje janë 50-60 minuta e kolonat janë 500 metra. Ndërsa, pritjet në dalje, në këtë pike kufitare janë 120-130 minuta, derisa kolonat janë 1000 metra.

Kujtojmë që në ditët e fundit, mërgimtarët kanë pritur me orë të tëra në hyrje dhe dalje të Kosovës.

Exit mobile version