UBT News

Pritje deri në tri orë në Merdar

Mëngjesi i së martës riktheu fluksin në dy prej pikëkalimeve kufitare të vendit. Pritjet më të gjata vazhdojnë të jenë në Merdar ku në hyrje pritjet janë minimale deri në dhjetë minuta dhe kolona e mjeteve është 50 metra. Ndërsa në dalje situata është më e rëndë pasi pritjet janë deri në 3 orë ndërsa kolona e mjeteve është deri në 1 kilometër.

Në pikëkalimin kufitar më të madh me Shqipërinë, në Vërmicë, mëngjesin e së martës është vënë re fluks më i madh. Nëse në hyrje pritjet janë minimale, në dalje ato shkojnë deri në 30 minuta me kolonën e mjeteve deri në 400 metra.

Në të gjitha pikëkalimet e tjera kufitare, si në hyrje ashtu edhe në dalje, pritjet nuk shkojnë më shumë se dhjetë minuta.

Exit mobile version