Prodhuesi gjerman i automjeteve, Mercedes-Benz do të zhvillojë vetura inteligjente për tregjet globale të pajisura me sensorë lidar të Hesait, raportoi Reuters.
Siç kanë bërë të ditur burimet brenda kompanisë, është hera e parë që një prodhues i huaj automobilistik ka kërkuar të përdorë një teknologji të tillë të prodhuar nga Kina për modelet e shitura janë Kinës.
Kjo përkon me një rritje të tensioneve tregtare. Mercedezi ka diskutuar prej muajsh mbi vendimin për shkak të rreziqeve juridike dhe gjeopolitike. Hesai ka zgjeruar dy linja prodhimi në Kinë për të arritur një kapacitet vjetor prej më shumë se 2 milionë njësi këtë vit për të përmbushur kërkesën në rritje.
Kërkesa për lidar po rritet në tregun kinez, pasi prodhuesit e automjeteve ofrojnë gjithnjë e më shumë veçori inteligjente në modele të përballueshme.