UBT News

Mercedes shiti veturën më të shtrenjtë në histori për 142 milionë dollarë

Mercedes Benz konfirmoi të enjten se ka shitur veturën më të shtrenjtë në botë. Një coupe shumë e rrallë Mercedes-Benz SLR e vitit 1955, që mbahej në koleksionin e autoprodhuesit gjerman, iu shit një pronari privat për 135 milionë euro, ekuivalente me 142 milionë dollarë. Ky çmim e bën atë makinën më të shtrenjtë që është shitur ndonjëherë, sipas Hagerty, një kompani që gjurmon vlerat e makinave koleksioniste.

Paratë nga shitja do të përdoren për të krijuar Fondin Mercedes-Benz, një fond global i bursave, tha Mercedes në një njoftim.

Çmimi i mëparshëm rekord i shitjes për një makinë thuhet se ishte 70 milionë dollarë i paguar në vitin 2018 për një Ferrari 250 GTO të vitit 1963.

Mercedesi që u shit ishte një nga dy prototipet e vetme 300 SLR Uhlenhaut Coupe. Makinat 67-vjeçare u emëruan për inxhinierin kryesor të Mercedesit në atë kohë, Rudolf Uhlenhaut, dhe pretendohet se kishin një shpejtësi maksimale prej 186 mph. Ajo u shit në një ankand të mbyllur vetëm me ftesë në Muzeun Mercedes-Benz në Shtutgartm më 5 maj. Ankandi u mbajt në bashkëpunim me kompaninë e ankandeve të automobilave RM Sotheby’s.

Sipas një deklarate të Mercedes-Benz, makina tjetër Uhlenhaut Coupe do të mbetet në koleksionin e muzeut./UBTNews/

Exit mobile version