Mercedes Benz ka paralajmëruar pronarët e makinave luksoze të kësaj marke për një defekt serioz që mund të çojë në zjarr, duke shtuar se tërheqja nuk ishte e mundshme për shkak se pjesët e domosdoshme për ta zgjidhur problemin nuk janë të disponueshme.
Lajmi u dha nga gazeta gjermane Bild, ku u publikua një kopje e letrës që iu dërgua 800 mijë pronarëve të veturave të markës Mercedes-Benz të prekur nga defekti, duke shtuar se “rreziku nga zjarri nuk mund të përjashtohet”.
Kompania konfirmoi se letra është e tyre. Mes tjerash thuhet se ndërhyrja nuk është e mundur momentalisht, por po punojnë që së shpejti të gjejnë një zgjidhje.
“Makinat e prekura duhet të voziten në një mënyrë veçanërisht të kujdesshme”, thuhet në letër./UBTNews