UBT News

Mercedes Benz tërheq gati 1 milion makina, shkak sistemi i frenimit

Prodhuesi gjerman i veturave, Mercedes Benz ka tërhequr gati 1 milion vetura nga e gjithë bota për shkak të problemeve me sistemin e frenimit.

Gjatë fundjavës, kompania tha se do të kontaktojë pronarët e automjeteve pasi frenat e tyre mund të ndikohen nga ajo që e quajti “korrozioni i avancuar”. Tërheqja do të prekë në total 993 mijë e 407 vetura, përfshirë 70 mijë në Gjermani.

Mercedes tërhoqi një numër të ngjashëm makinash vitin e kaluar për një problem sigurie me sistemin e tyre të thirrjeve emergjente.

Kompania tha se automjetet në tërheqjen e fundit ishin ndërtuar midis viteve 2004 dhe 2015 dhe ishin nga seritë e saj ML dhe GL të SUV-ve dhe minifusave luksoze të R-Class./UBTNews/

Exit mobile version