Mercedes Benz prezantoi konceptin e saj më të përafërt me prodhimin të CLA Class EV, makinë elektrike e cila mund të përshkojë distanca shumë të gjata dhe të mund të karikohet me një arkitekturë 800-volt.
Sedani me katër dyer është i pari i linjës së re Mercedes Benz Modular Architecture (MMA) ku do të përfshihet edhe një variant shooting brake dhe SUV.
Edhe pse u prezantua si koncept në shfaqjen e makinave IAA në Mynih, CLA Class do të hyjë në prodhim si një makinë e vërtetë elektrike në fund të vitit 2024.
Gjiganti gjerman i automobilave rezervoi shumë detaje në lidhje me makinën e re elektrike duke mos zbuluar informacione rreth performancës.
Por u përmend arkitektura prodhuese prej 800-volt dhe motori 235HP i pasmë marrë nga koncepti Vision EQXX. Ka një pompë nxehtësie për të mbajtur bateritë ngrohtë në dimër ndërsa i ftohti ndikon shumë në distancën që mund të përshkojë.
Concept CLA Class mund të përshkojë 750 kilometra me një karikim dhe mund të shtojë 321 kilometra distancë me vetëm 15 minuta karikim.
Një tjetër risi e kësaj makine është Niveli 3 i automatizimit. Nuk do të vijë menjëherë në debutim por makina elektrike ka të gjithë sensorët e nevojshëm për aktivizimin e këtij funksionaliteti në të ardhmen./PCWorld Albanian