UBT News

Mercedes-Benz largohet nga Rusia

Prodhuesi gjerman i makinave, Mercedes-Benz pritet t’ia shesë aksionet në filialet e tij industriale dhe financiare një investitori vendas, tha të mërkurën ministria ruse e industrisë dhe tregtisë, duke u bërë prodhuesi më i fundit i automjeteve që largohet nga Moska qëkur nisi pushtimin e Ukrainës.

“Mercedes-Benz synon t’i shesë aksionet e saj në filialet ruse një investitori vendas”, tha Ministria në një deklaratë.

“Pronari i ri i divizioneve ruse të Mercedes-Benz, Avtodom, do të arrijë të tërheqë kompani të tjera si partnerë për prodhime të përbashkëta”, shtoi ministria.

Edhe Mercedes-Benz konfirmoi se do t’i shesë asetet ruse./UBTNews/

Exit mobile version