Pluhuri është një problem i zakonshëm në çdo shtëpi, i cili formohet kudo: në raftet, qoshet dhe nën mobiljet. Sidoqoftë, ka disa masa të thjeshta që mund të ndihmojnë në minimizimin e tij.
Përdorni tapet për fshirjen e këpucëve, një nga burimet kryesore të pluhurit në shtëpi janë ne vetë. Pluhuri mund të hyjë përmes dritareve, dyerve dhe çarjeve në mure. Vendosja e një tapeti të vogël në hyrjen kryesore mund të ndihmojë në kapjen e pluhurit nga këpucët para se ato të hyjnë brenda.
Mbani dritaret e mbyllura, çdo herë që hapni dritaret, pluhuri ka mundësi të hyjë. Mbyllja e tyre sa më shpesh që të jetë e mundur mund të ndihmojë në reduktimin e sasisë së pluhurit në ambientin tuaj.
Mbani bimë pranë dritareve, nëse nuk mund t’i mbani dritaret gjithmonë të mbyllura, vendosja e bimëve në parvazet e dritareve ose ballkoneve ndihmon në filtrimin e pluhurit. Bimët janë të njohura për aftësinë e tyre për të përmirësuar cilësinë e ajrit.
Pastroni filtrin e kondicionerit çdo tre muaj, filtrat e kondicionerëve mund të grumbullojnë pluhur dhe papastërti me kalimin e kohës. Pastrimi i tyre çdo tre muaj ndihmon në zvogëlimin e ndotjes së ajrit në shtëpi.
Pastroni rregullisht shtratin, shtrati është një vend i njohur për grumbullimin e pluhurit. Pastroni çarçafët, mbulesat dhe jastëkët çdo dy javë dhe sigurohuni që të ajrosni shtratin disa herë në ditë.
Kujdesuni për pastërtinë e kafshëve tuaja, kafshët shtëpiake gjithashtu kontribuojnë në pluhur. Pastroni dhe krihni macet dhe qenushët tuaj, si dhe pastroni shtratin e tyre për të reduktuar qimet dhe papastërtitë.
Merrni një pastrues ajri, një pastrues ajri mund të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit duke reduktuar ndotësit, përfshirë pluhurin. Ai funksionon duke filtruar ajrin dhe duke mbajtur pluhurin të mbërthyer në filtër.
Me këto masa, mund të minimizoni pluhurin në shtëpinë tuaj dhe të krijoni një ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm. /UBTNews/