UBT News

Mënyrat më të mira për të “shpërdoruar” kohën

Nga Arthur C.Brooks

Në një përpjekje për të punuar, pasditen e disa ditëve më parë, nisa të lexoja “Walden” ose “Jeta në pyje” e Henri Dejvid Toro. Rezultoi të ishte një zgjedhje e mirë, pati Toro kishte diçka për të thënë në lidhje me humbjen e kohës.

“Kostoja e një gjëje”- shkruan ai në këtë libër “është shuma e asaj që unë do ta quaj jetë, e cila tani ose në planin afatgjatë, duhet të jepet në këmbim për ta marrë vetë atë gjënë”.Kuptimi i fjalëve të Toro, nuk është se ne të gjithë duhet të punojmë pa u kënaqur me kohën e lirë.

Madje ai ka qenë historikisht një nga kritikët kryesorë të këtij lloji stilit të jetesës. Në fakt, ai argumentoi se ne humbim shumë nga koha jonë mbi gjëra që nuk i vlerësojmë. Pa e menduarshumë, ne bëjmë një gabim shumë të madh në vlerësimin e kostove dhe përfitimeve, nëse nuk i masim ato në bazë të parave, por me gjënë më të rëndësishme:kohën.

Është e vështirë të hedhësh poshtë këtë arsyetim. Shumë nga argëtimet të cilave u kushtojmë pjesë të mëdha të jetës sonë, na japin kënaqësi momentale, por më pas gjenerojnë ankth dhe trishtim kur ia dalim që të shkëputemi nga ato.

Sipas Institutit Nilsen, në 3-mujorin e parë të vitit 2020, një qytetar amerikan harxhoimesatarisht 3 orë dhe 43 minuta duke parë televizor çdo ditë. Kjo është një kohë e konsiderueshme. Por ndërkohë 3 orë e 46 minuta të tjetra, njerëzit i kalojnë duke parë në smartfonët e tyre.

Unë nuk them që aktivitetet jashtë punës janë domosdoshmërisht humbje kohe. Përkundrazi: ka shumë prova se koha e kaluar në ëndërrime, apo duke shijuar aktivitete jashtë punës mund të çojnë jo vetëm tek lumturia, por edhe në rezultate më të mira dhe krijimtari më të madhe.

Por realiteti është se koha mund të “harxhohet” vetëm në dy mënyra:kur i përkushtohemi gjërave që krijojnë hapësirë për aktivitete më të frytshme apo rritëse, dhe kur i përkushtohemi me vetëdije gjërave që në analizë të fundit as që na pëlqejnë.

Këto situata mund të jenë një burim ankthi dhe pendese. Por në fakt ato janë një burim i çmuar:duke stërvitur vetveten për të mos e harxhuar kot kohën tonë, ne do të ndërtojmë një rezervë të saj për ta përdorur në mënyra më të gëzueshme dhe produktive.

Të gjithë na ndodh të humbasim kohë me gjëra të padobishme, në dëm të gjërave më të çmuara. Në një rast unë qëndrova zgjuar deri në orën 3 të mëngjesit duke parë “Haurd dhe fati i botës” –i cilësuar nga kritika si një nga filmat më të këqij në histori – një natë para një interviste të rëndësishme pune.

Unë e harxhova kot atë kohë, pasi nuk kisha llogaritur mirë koston e mundshme të shikimit të atij filmi:pra nuk e peshova vlerën e të gjitha gjërave të tjera që mund të kisha bërë si një alternativë (për shembullin gjumin).

Nëse njerëzit do të ishin krijesa krejtësisht racionale, ne do të ishim në gjendje të llogarisim mjaftueshëm saktë kostot dhe përfitimet e secilit aktivitet, për të shmangur gabime të tilla, ose të paktën për të mos i përsëritur ato pa pushim.

Por shumica e njerëzve e dinë nga përvoja vetjake se kështu nuk funksionojnë gjërat. Edhe ekspertët gabojnë:në një eksperiment që përfshiu ekonomistë profesionistë, gati 80 për qind e tyre dështuan të vlerësojnë saktë kostot e mundësive.

Dhe këto gabime ndodhin sepse në mungesë të një planifikimit paraprak, “fëmijët impulsivë” që kemi në trurin tonë, dhe të cilëve u mungon ideja për të nesërmen, i dominojnë funksionet tona ekzekutive. Kjo gjë na nxit të mbivlerësojmë vlerën e një kënaqësie të vogël afatshkurtër, dhe të nënvlerësojmë vlerën e mirëqenies sonë afatgjatë.

Rezultatet mund të jenë gjëra të vogla, si për shembull luajtja e lojës “Angry Birds” për 10 minuta të tjera, ose edhe më serioze, si vazhdimi i pirjes së duhanit për një ditë tjetër. Çdo ditë. Por ne njerëzit humbasim kaq shumë kohë edhe duke bërë gjëra, që tashmë e dimë senuk duam t’i bëjmë. Merrni shembullin e smartfonit: një mjet i përshtatshëm dhe praktik. Por përkundër përfitimeve të tij, në një studim të vitit 2015, u zbulua se gati 1 në 3 pronarë tëkëtyre telefonave e cilësuan atë më shumë si një lloj “zinxhiri” që të mban lidhur, sesa si një burim të “lirisë”.

Dhe ky zinxhir ka pasoja serioze. Psikologët kanë krijuar një lidhje midis përdorimit të tepruar të telefonave inteligjentë dhe “varësisë dixhitale”, e cila nga ana tjetër mund të shkaktojë vetmi, ankth dhe depresion. Atëherë, pse miliona njerëz vendosin të lidhen në këtë‘zinxhir’?

Si çdo varësi tjetër, përdorimi i tepërt i telefonave inteligjentë na tërheq duke stimuluar sistemin e shpërblimit të trurit:ne marrim një shpërblim të menjëhershëm, por shumë afatshkurtër, i cili shpejt zhduket, dhe na lë pastaj të biem pre e hidhërimit dhe dëshirës për një dozë tjetër.

Ndërsa nuk e rrit nivelin e varësisë, çdo humbje e detyrueshme e kohës që nuk na bën më të lumtur në planin afatgjatë, mund ta dëmtojë mirëqenien tonë psikologjike. Nëse duam të menaxhojmë ditët tona në përputhje me prioritetet tona, ne duhet të bëjmë dallimin midis humbjeve të kohës që duam, dhe atyre që nuk i duam, dhe të heqim dorë nga këto të fundit. Ja cilat janë 2 mënyrat për t’ia filluar kësaj rruge.

Mënyra më e mirë për t’u marrë me problemin e kostos-përfitimit, është të vendosim se si tamenaxhojmë kohën para se të fillojmë ndonjë aktivitet, pra para se kapaciteti ynë i vendimmarrjes të shtrembërohet nga ndjekja e kënaqësisë afatshkurtër.

Në librin e tij “Puna intensive:Përqendrohuni në maksimum”, Kal Njuport rekomandon një strategji të quajtur bllokimi i kohës:pra marrjen e vendimeve paraprake për përdorimin e kohës, dhe pastaj respektimin e orarit që kemi vendosur po vetë. Dhe kjo nuk ka pse të kufizohet vetëm tek puna.

Ne mund të hartojmë një orar për gjithçka, përfshirë hobet, argëtimet, madje edhe ëndërrimettona. Për shembull, ne mund të shkruajmë “humbje kohe” në axhendën tonë nga ora 13.30 në 14.00 ditën e nesërme. Meqë humbja e kohës nuk është më pengesë për oraret tona, ajo përfundon duke mos u ngatërruar ritmin tonë, dhe shanset për t’u rikthyer në punë në orën 14.00 rriten shumë. /

“Internazionale” – Bota.al

Exit mobile version