Mungesa e hekurit në organizëm mund të jetë për shkaqe të ndryshme, ku përfshihet keq ushqyerja, sëmundjet kronike, mosha dhe gjinia. Trupi e përdor hekurin për të prodhuar hemoglobinë, e cila transferon oksigjenin në të gjithë trupin. Mungesa e hekurit nënkupton më pak oksigjen në organizëm dhe fillimin e anemisë.
Pavarësisht përpjekjeve tuaja për të shtuar më shumë hekur në organizëm, është e mundur që disa vitamina mund të funksionojë kundër jush. Opsioni më i mirë në këtë rast është të merrni suplementin e hekurit me stomak bosh, kështu trupi do ta thithë më mirë atë.
E nëse jeni duke marrë një suplement hekuri në mëngjes dhe mëngjesi juaj është i pasur me produkte të cilat përmbajnë kalcium, atëherë ai mund të pengojë aftësinë e trupit tuaj për të thithur hekurin.
Në rastin ideal është mirë të prisni rreth dy orë para se të konsumoni produkte të pasura me kalcium si qumështi, djathi ose kosi.
Ju gjithashtu duhet të shmangni ushqimet me shumë fibra, si drithërat integrale, perimet e papërpunuara, krundet, si edhe pijet me kafeinë kur merrni hekur.
Merrni hekur me diçka të pasur me vitaminë C, si lëngu i portokallit, i cili mund të ndihmojë organizmin në përthithjen e hekurit.
Në keni mungesë hekuri në organizëm apo po përpiqeni të trajtoni probleme si anemia, atëherë është mirë t’i merrni seriozisht masat e mësipërme.
Sidoqoftë, nëse jeni duke marrë një multivitaminë me hekur dhe nivelet tuaja të hekurit janë normale, nuk keni nevojë të jeni aq të kujdesshëm për mënyrën sesi i merrni këto shtesa.
Edhe pse shtesat kanë vendin e tyre, ushqimi është zakonisht mënyra më e mirë për t’i dhënë trupit tuaj atë që i nevojitet.
Ngrënia e ushqimeve të pasura me hekur, duke përfshirë mishin, produktet e detit, drithërat, fasulet, arrat dhe rrushin e thatë, mund t’ju ndihmojë të plotësoni nevojat tuaja ditore.