Kohët e fundit e keni tepruar dhe keni abuzuar me ushqimin? Ndiheni të fryrë dhe të lodhur? Provoni dietën e orizit. Orizi, sidomos ai integral është një aleat i shkëlqyer për të luftuar fryrjen.
“Ndihmon organizmin për të eliminuar mbetjet sepse është i pasur me fibra që favorizojnë lëvizjen e zorrëve”, shpjegon Valentina Schiro, një biologe ushqimore e specializuar në shkencat e ushqimit.
Është një aleat i shkëlqyer i zorrëve. Ndihmon në ribalancimin e florës bakteriale. Për më tepër, është një burim i mirë i antioksidantëve të dobishëm për luftimin e inflamacionit.
Në krahasim me drithërat e tjera, orizi ka një avantazh të shtuar. Është më i tretshëm falë madhësisë së vogël të kokrrizave të amidonit.
“Orizi ka përmbajtje të lartë kaliumi, por pak natrium. Për këtë arsye është perfekt për ata që vuajnë nga problemet e fryrjes, celulitit dhe mbajtjes së lëngjeve. Orizi gjithashtu nuk përmban gluten, kështu që është i përshtatshëm edhe nga ata që vuajnë nga intoleranca”, shpjegon nutricionistja.