UBT News

Mënyra e duhur për dezinfektimin e telefonit celular

Njerëzit, dashje pa dashje, janë të varur ndaj telefonit celular.

Atë e mbajmë gjithnjë në duar, ua japim të tjerëve dhe e lëmë në sipërfaqe nga më të ndoturat.

Pastrimi dhe disinfektimi i tij është i domosdoshëm në këtë periudhë pandemie por jo vetëm.

Sa herë që ne prekim telefonin celular, me gishtat tanë transferojmë bakteret dhe viruset nga pajisja drejt fytyrës dhe gjithçka tjetër që na rrethon.

Çfarë ju duhet për pastrimin e duhur të telefonit celular

Për pastrimin e kësaj pajisjeje ju nevojiten:

Ujë të pijshëm

Alkol (mbi 70%)

Shishe spërkatëse

Pambuk

Leckë prej mikrofibre

Hiqeni telefonin nga karikuesi dhe çdo fishë tjetër.

Fikeni atë dhe hiqeni këllëfin mbrojtës, i cili duhet pastruar veçmas.

Në një shishe spërkatëse përzieni sasi të barabarta të ujit dhe alkoolit.

Uji i rubinetit nuk është i përshtatshëm sepse është i rëndë dhe mund të gërvishtë ekranin.

Tundeni shishen mirë dhe më pas spërkateni leckën prej mikrofibre me të.

Solucioni nuk duhet hedhur kurrë direkt mbi telefonin dhe lecka nuk duhet të jetë qull.

Fërkojeni telefonin në të gjithë gjatësinë dhe gjerësinë e tij, para dhe mbrapa.

Në pjesën e kufjeve, karikimit apo pikave të tjera hyrëse mund të përdorni një kunj veshësh ose dhëmbësh me pak pambuk.

Lëreni telefonin të thahet për 15 minuta përpara se ta përdorni.

Në të njëjtën mënyrë pastroni edhe kufjet, edhe fishën e karikimit apo këllëfin mbrojtës.

Nëse këllëfi është prej silikoni, atë mund ta lani mirë me ujë dhe sapun dhe ta lejoni të thahet natyralisht.

Për këllëfët prej një materiali më të fortë, mund të zgjidhni pastrimin me alkool.

Pas pastrimit të telefonit, mos harroni të lani duart mirë me ujë të rrjedhshëm dhe sapun për mbi 20 sekonda.

Produktet dhe solucionet që nuk duhet t’i përdorni kurrë për pastrimin e telefonit

Telefoni celular është një pajisje delikate ndaj substanca dhe solucione të caktuara e dëmtojnë atë.

Bëhet fjalë për solucionet e pastrimit të dyshemesë, xhamave dhe tryezave, acetoni, amoniaku apo zbardhuesi i zakonshëm i rrobave dhe i shtëpisë.

Exit mobile version