UBT News

Mendime të ndara në debatin për Serbinë në Parlamentin Evropian

Ndërsa disa kritikojnë qeverinë në Beograd, të tjerë pretendojnë se ajo ka bërë më shumë sesa tregon raporti vjetor. Draft raporti vjetor i Parlamentit Evropian për Serbinë u prezantua në një takim të Komisionit për Punë të Jashtme në Bruksel.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, ka folur për protestat e studentëve, reagimet e qeverisë, si dhe për dëbimin e qytetarëve të Bashkimit Evropian nga Serbia për mbështetje të protestave.

Ai paralajmëroi se së shpejti një udhëtim në Serbi, ku do të zhvillojë një takim me përfaqësues të qeverisë dhe opozitës./UBTNews/

 

Exit mobile version