Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi është takuar me shefen e e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes.
Krasniqi përmes një shkrimi në rrjetet sociale bëri të ditur se kanë biseduar për të rritur bashkëpunimin, si dhe e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që Luksemburgu po i jep Kosovës, njofton Klankosova.tv.
“Në takim me Shefen e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Zonjën Natacha Gomes, biseduam për bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona”.
“E falënderova për ndihmën e vazhdueshme që Luksemburgu i jep Kosovës me programe të ndryshme, duke përfshirë ato në fushat e shëndetësisë dhe arsimit”.
Tutje Krasniqi tha se PDK-ja si parti shtetformuese do të vazhdojë bashkëpunimin me të gjitha shtetet mike të Kosovës.
“PDK si parti shtetformuese do të vazhdojë thellimin e bashkëpunimit me të gjitha vendet mike që e kanë ndihmuar Kosovën në rrugën e saj të pavarësisë dhe shtet ndërtimit”.