Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i cili po qëndron në Kosovë në prag të përfundimit të mandatit të tij si president.
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi e falënderoi presidentin Meta, për miratimin e Rezolutës kundër raportit të Dick Martyt për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë e Shqipëri nga ish-krerët e UÇK-së.
“Falënderojmë edhe miratimin e rezolutës në Parlamentin e Shqipërisë me unanimitet të lartë për një çështje të ndjeshme për ne që kishte të bënte për bazueshmërinë e raportit të Dick Martyt. Pas një procesi të gjatë është verifikuar që pretendimet për trafikim organesh kanë qenë shpifje”, tha Kryetari i PDK, Memli Krasniqi
Kjo është vizita e tij e fundit si president në Kosovë, teksa takoi edhe krerët shtetëror.