UBT News

Memli Krasniqi pozitiv me COVID-19

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi rezultoi pozitiv me COVID-19. Krasniqi njoftoi se ai është në izolim.

“Pas shfaqjes së disa simptomave të lehta dhe duke qenë i ekspozuar në ambiente ku persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, dje jam testuar dhe sot kam rezultuar pozitiv edhe unë. Andaj, prej dje jam në izolim dhe po i ndjekë rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë.”, shkroi Krasniqi në Facebook./UBTNews

Exit mobile version