Italia do të ngrejë çështjen e çmimeve të energjisë në samitin e ardhshëm të BE-së këtë javë, tha sot kryeministri i vendit, Giorgia Meloni.
“Për fat të keq, nuk ka asnjë lajm të rëndësishëm nga Këshilli Evropian i Energjisë për këtë çështje, përveç se “bisedimet janë në vazhdim”, kështu që ne do ta vendosim çështjen në tryezë nesër në samit”, tha Meloni.
Ministrat e vendeve anëtare të BE-së u takuan dje në Bruksel për të shqyrtuar vendosjen e kufijve për çmimet e energjisë, me qëllim zbutjen e krizës energjetike në Evropë të shkaktuar nga furnizimi i reduktuar me gaz nga Rusia.
Komisionari Evropian i Energjisë, Kadri Simson, tha se “të gjithë duhet të tregojnë njëfarë fleksibiliteti dhe të jenë të gatshëm për disa kompromise”, dhe një diplomat evropian i paidentifikuar konfirmoi se Gjermania ishte ndër vendet që kundërshtonin futjen e kufirit.
Ministri grek i Energjisë, Konstantinos Skrekas, vlerësoi se “qytetarët e Evropës janë në agoni dhe kompanitë evropiane po pushojnë së funksionuari, ndërkohë që BE po debaton pa nevojë”.