UBT News

Meloni paguan faturën e papaguar të të rinjve italianë: Italia nuk mund të humbasë respektin

Ndërsa isha në Shqipëri, kryeministri Edi Rama më tregoi ngjarjen e katër italianëve që u larguan nga një restorant pa paguar faturën. Pasi pamjet u bënë virale, pronari i restorantit tha se ishte ende i lumtur sepse bashkatdhetarët tanë kishin ngrënë mirë dhe kishin mbetur të kënaqur, tha kryeministrja italiane, Giorgia Meloni në platformën X.

Kryeministrja Giorgia Meloni ngarkoi ambasadën italiane në Tiranë të paguajë faturën e katër të rinjve që u larguan nga restoranti “Guva” në Berat pa paguar.

“Më erdhi turp, sepse Italia që dua të përfaqësoj nuk është një komb që flitet jashtë për këto gjëra, që nuk respekton punën e të tjerëve, që mendon se është argëtuese duke mashtruar të tjerët. Ndaj vendosa t’i kërkoja ambasadorit që të shkonte dhe të shlyente faturën, të cilën e pagova vetë. Asgjë e madhe, në fakt as që e raportova”, shtoi ajo, transmeton ATSh.

“Megjithatë edhe kjo ka krijuar polemika në Itali, nga një opozitë që me sa duket preferon një tjetër imazh të Italisë. Më vjen keq sepse shpresoja që të paktën për diçka kaq të parëndësishme do të mund binim dakord të gjithë”, tha Meloni.

Exit mobile version