Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të vizitojë Shqipërinë ditën e nesërme. Ajo do të shkojë në Gjadër, ku do të shohë edhe kampet e emigrantëve.
Meloni pritet të mbërrijë në Shqipëri rreth mesditës, ku do të pritet nga Kryeministri Edi Rama. Ata do të nisen më pas drejt Lezhës, ku do të inspektojnë dhe punimet e kryera deri më tani në dy kampet e emigrantëve, një marrëveshje që u nënshkrua vitin e shkuar nga dy krerët e qeverive.
Vizita e Melonit në Shqipëri parashikohet që të kryhet brenda ditës së mërkurë, ndërsa nuk bëhet me dije nëse kryeministrja italiane do të takohet me zyrtarë të tjerë përveç Ramës.
Sa i përket kampeve të emigrantëve në Lezhë të cilat do të administrohen nga shteti Italian, ende nuk kanë përfunduar punimet edhe pse parashikohej që kampet të hapeshin në maj të këtij viti./vizionplus.tv/