Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni përshëndeti ecurinë ekonomike të Italisë në një mesazh drejtuar asamblesë së shoqatës së siguruesve Ania të martën.
“Ekonomia italiane po rritet më shumë se ajo e vendeve të tjera evropiane, pavarësisht ngadalësimit të ekonomisë botërore dhe situatës delikate ndërkombëtare”, tha Meloni.
“Të dhënat makroekonomike kombëtare janë pozitive dhe tendencat e disa treguesve, nga rritja e punësimit deri tek rritja e investimeve, paraqesin shenja të rëndësishme besimi në të ardhmen e ekonomisë sonë. Qeveria është e vendosur t’i shfrytëzojë në maksimum këto sinjale dhe t’u japë atyre vazhdimësi”, deklaroi ajo.
Agjencia kombëtare e statistikave Istat tha se PBB-ja e Italisë u rrit me 0.3% në tremujorin e parë dhe parashikoi rritje prej 1% këtë vit.