“A mundet një organizatë si kjo që ripohon në dokumentin themelues të saj besimin në dinjitetin dhe vlerën e qenieve njerëzore të mbyllë një sy ndaj kësaj tragjedie?” pyeti Meloni.
“Unë besoj se është detyrë e kësaj organizate të refuzojë çdo qasje hipokrite ndaj kësaj çështjeje dhe të bëjë një luftë globale të pamëshirshme kundër trafikantëve të qenieve njerëzore”, tha ajo.
“Për ta bërë këtë, ne duhet të punojmë së bashku në çdo nivel. Italia planifikon të jetë në vijën e parë për këtë çështje”.
Meloni fajësoi trafikantët e qenieve njerëzore, duke i quajtur ata një “mafia” që fitojnë po aq sa kontrabandistët e drogës, por tha se Italia do të punojë për të adresuar shkaqet rrënjësore dhe për të ndihmuar kombet afrikane “të rriten dhe të përparojnë”./UBTNews/