UBT News

Meloni ‘e gatshme të thyejë tabun’ dhe të bëhet kryeministrja e parë femër e Italisë

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë të Italisë, Giorgia Meloni thotë se do të ishte “e nderuar të thyente tabun” dhe të bëhej kryeministrja e parë femër e vendit.

Sondazhet parashikojnë se partia e saj do të fitojë më së shumti vota në zgjedhjet e parakohshme të dielën.

Partia e saj kryeson bllokun e krahut të djathtë, ku është edhe partia e Matteo Salvinit dhe Silvio Berlusconit – që është favorit për të triumfuar.

Kjo do të thotë se Italia, e cila ndërroi 67 qeveri që nga Lufta e Dytë Botërore, mund të drejtohet për herë të parë nga një grua./UBTNews/

Exit mobile version