UBT News

Meliza Haradinaj-Stublla në vetizolim

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla është në vetizolim pasi kishte kontakt me një të infektuar me COVID-19. Në Twitter ajo shkroi se sot u testua dhe është në pritje të rezultatit.

“Pas kontaktit me një nga zyrtarët e lartë të MPJD-së që ka rezultuar dje COVID19 pozitiv, jam vetizoluar dhe testuar sot rreth orës 09:00. Po ashtu sot kam anuluar të gjitha aktivitetet e obligimet e parapara, duke vazhduar punën nga vetëizolimi deri në rezultatin e testimit”, shkroi ajo në Twitter./UBTNews

Exit mobile version