UBT News

Melburni në izolim

Shteti më i populluar i Australisë, Viktoria, do të hyjë në izolim për shtatë ditë për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit në kryeqytetin e saj, Melburn. Ky vendim hyn në fuqi në mesnatën e së enjtes.

Autoritetet kanë identifikuar 26 raste, dhe 150 vende ku njerëzit mund t’i jenë ekspozuar virusit.

Qytetarët po përballen me ankth në rritje për shkak të shpërthimit që u kujton atyre valën e dytë shkatërruese që përfshiu shtetin vitin e kaluar.

Kryeministri në detyrë, James Merlino thotë se në rritjen e rasteve ka ndikuar edhe varianti i ri i virusit, B.1.617. Ai njoftoi se një udhëtar që u kthye në këtë shtet ishte i infektuar me këtë virus, kjo edhe ndikoi që ky virus të shpërndahet më shpejt sesa që ishte paramenduar.

Në shtatë ditët e ardhshme, shtetasit e Viktoria-s do të duhet të qëndrojnë në shtëpi, përveçse për punë emergjente. Nuk lejohen tubimet dhe udhëtimet janë ndaluar.

Mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme. Shkollat ​​do të mbyllen përveç fëmijëve të punëtorëve esencialë./UBTNews

Exit mobile version