UBT News

Meksikë: Shtatë anëtarë të një familjeje vriten në një sulm me armë

Shtatë anëtarë të së njëjtës familje janë vrarë në një sulm të armatosur në shtetin lindor të Meksikës, Veracruc, sipas mediave lokale.

Familja u qëllua për vdekje në mes të natës në shtëpinë e tyre në komunën e Boca del Rio, raportojnë mediat.

Tri gra dhe katër burra, përfshirë edhe një të mitur, u vranë në sulm. Familja thuhet se drejtonte një zinxhir dyqanesh kasapësh.

Një operacion për kapjen e të dyshuarve është nisur me mbështetjen e forcave të sigurisë./UBTNews/

Exit mobile version