Shtatë anëtarë të së njëjtës familje janë vrarë në një sulm të armatosur në shtetin lindor të Meksikës, Veracruc, sipas mediave lokale.
Familja u qëllua për vdekje në mes të natës në shtëpinë e tyre në komunën e Boca del Rio, raportojnë mediat.
Tri gra dhe katër burra, përfshirë edhe një të mitur, u vranë në sulm. Familja thuhet se drejtonte një zinxhir dyqanesh kasapësh.
Një operacion për kapjen e të dyshuarve është nisur me mbështetjen e forcave të sigurisë./UBTNews/