UBT News

Meksikë: Dhjetëra të vrarë nga zjarri në objektin e paraburgimit të emigrantëve

39 persona mbetën të vdekur si pasojë e zjarrit që shpërtheu në një qendër ndalimi të emigrantëve në Ciudad Juarez të Meksikës, afër kufirit me Amerikën.

29 persona të tjerë janë dërguar në katër spitale të ndryshme si pasojë e lëndimeve. Nga qendra thanë se 68 burra ndodheshin aty gjatë kohës së shpërthimit të zjarrit.

Në këtë objekt mbahen njerëz që janë arrestuar ndërsa po kalonin përmes Meksikës me shpresën për të arritur në SHBA. Shumë nga ata që ndodheshin në objekt gjatë kohës sa shpërtheu zjarri gjatë natës, ishin nga Venezuela.

Siç raporton gazeta meksikane El Heraldo de Mexico, zjarri dyshohet të jetë ndezur nga njerëz që po protestonin kundër ndalimit të tyre duke i vënë flakën dyshekëve./UBTNews/

Exit mobile version