Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti është takuar me Catherine De Bolle, drejtoreshë ekzekutive e EUROPOL-it.
Në këtë takim u diskutuan tema të rëndësishme me interes të përbashkët, përfshirë edhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme si dhe shkëmbimin e informacioneve për luftën ndaj krimit dhe sigurisë së përgjithshme, e që i referohen marrëveshjes ndërmjet Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it të arritur në shtator të vitit të kaluar për kanalin e sigurt të komunikimit.
Nga të dy palët u vlerësua si një takim mjaft i frytshëm dhe pozitiv, i cili do të rrisë edhe më tej bashkëpunimin e ndërsjellë.
Takimi është mbajtur në kuadër të konferencës rajonale të drejtorëve të Policisë e cila po mbahet në Shkup, e që i dedikohet luftës ndaj krimit të organizuar, sfidave dhe mbështetjes, ku po merr pjesë edhe kreu i Policisë së Kosovës.