Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti gjatë raportimit në Komisionin për Siguri, ka thënë detaje për konkursin për rekrutët e rinj. Ai ka thënë se për përpilimin e testit janë konsultuar me profesorë të fakultetit të Edukimit dhe se konkursi ka qenë për testim të njohurive të përgjithshme.
Mehmeti ka theksuar se për njohuritë e përgjithshëm pa u fokusuar në njohuri të thelluara akademike, janë kujdesur që të bëhet testimi i njohurive të aplikantëve që më shkollë të mesme me sukses deri mesatar.
Mehmeti ka treguar për konkursin që ishte për 250 zyrtarë policorë. Ai ka thënë se në këtë konkurs aplikuan 11 mijë e 516 kandidatë, ndërsa nga 8 mijë kandidatë sa i ishin nënshtruar testit vetëm 1 mijë e kanë kaluar.
Kishte pasur ankesa për pyetje të vështira në test, por edhe për faktin se testi ka qenë online dhe ka pasur vështirësi.
“Gjatë shqyrtimit të aplikacioneve kemi vërejtur se një numër i madh i kandidatëve ka pasur rezultate të kalueshmërisë së shkollimit të mjaftueshëm apo të mirë. Komisioni e ka bërë publikimin e rezultateve dhe nga 8 mijë kandidatë që i janë nënshtruar 1 mijë e kanë kaluar dhe 7 mijë kanë dështuar. Ka pasur dilema se a e kanë kaluar shumë apo pak. Kemi pasur për bazë rekrutimin e vitit 2014 dhe 2018. Më 2014 janë ftuar 19 mijë e 550 kandidatë, prej tyre 2 mijë e 881 e kanë kaluar kurse kanë dështuar 15 mijë. Më 2018 numri i kandidatëve ka qenë 16 mijë e 705, e kanë kaluar 3 mijë e 847, kanë dështuar 9 mijë. Më 2021, 11 mijë e 291 kanë aplikuar, prej të cilëve kanë kaluar 1 mijë e 447”, tha Mehmeti në Komision.
Ai u deklarua edhe për pohimet se pyetjet e testit kanë qenë të vështira për kandidatët. Mehmeti tha se pyetjet janë bërë në konsultim me profesorët e Fakultetit të Edukimit dhe se kanë qenë të natyrës që mësohen në shkollë fillore dhe të mesme.
“Pas mbylljes së konkursit është themeluar komisioni përgjegjës për mbarëvajtjen dhe mbikëqyrjen e procesit. Për hartimin e pyetjeve nga matematika dhe gjuha shqipe ka pasur konsultim me profesorët e Fakultetit të Edukimit. Kurse nga fushat e përgjithshme Policia e Kosovës ka themeluar grupin punues që pyetjet të jenë të thjeshta të përgjithshme pa u thelluar në njohuri akademike, pyetje kryesisht që mësohen në shkollë fillore apo të mesme. Në këtë test me shkrim janë hartuar 6 mijë pyetje. Testi është përbërë nga 100 pyetje, dhe ishte koha 2:30 orë”, tha ai.
Drejtori i Policisë Mehmeti ka thënë se ky konkurs ka qenë testim i njohurive të shkollës fillore.