UBT News

Mehmeti: Mbi 7 mijë e 500 mërgimtarë erdhën gjatë 24 orëve të fundit përmes Aeroportit të Prishtinës

Ushtruesi i detyrës i drejtorit të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti deklaroi se PK-ja ka vazhduar me operacionet e saj në luftën ndaj COVID-19.

Mehmeti potencoi se gjatë ditëve të fundit vërehet një fluks i madh i bashkatdhetarëve, ku përafërsisht gjatë vikendit erdhën gati çdo ditë nga 20 mijë persona.

“Ditët e fundit shihet një numër i madh i të ardhurve nga diaspora, përafërsisht gjatë vikendit i kemi pasur çdo ditë nga 20 mijë të ardhur. Më së shumti ka qenë i populluar Aeroporti i Prishtinës me mbi 7 mijë e 500 të ardhur brenda 24-orëshit, ndërsa nga vendkalimet kufitare tokësore më i populluar ka qenë Dheu i Bardhë, me mbi 4 mijë qytetarë që kanë hyrë brenda Kosovës”, deklaroi ai./UBTNews

Exit mobile version