UBT News

Mehmeti: Dyshohet se ka pasur rrjedhje të informacionit lidhur me operacionin

Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti, ka thënë se operacioni që është zhvilluar në veri të vendit, ka filluar rreth një vit më parë. Tutje, ai tha se ka pasur rrjedhje të informacionit, e cila është duke u hetuar nga organet e rendit.

“Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, ka filluar zbatimi i planit operacional kundër luftimit të grupeve kriminale, në gjashtë lokacione, në Prishtinë, Në Mitrovicë të jugut dhe të veriut dhe në Pejë, ku janë konfiskuar mallra dhe arrestim të disa personave. Janë bastisura shtëpi, magazina dhe lokale të ndryshme. Grupet kriminale janë grumbulluar dhe kanë hedhur shok bomba, kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë gjuajtur me bombola të gazit. Pas gjitha këtyre masave, policia është detyruar t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme. Ka pasur rrjedhje të informacionit, e cila është duke u hetuar nga organet e rendit”, tha ai. 

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion policor për luftimin e mallrave të kontrabanduara. Gjatë aksionit të sotëm të Policisë dhe Doganës për të luftuar kontrabandën, në veri të vendit janë lënduar gjashtë policë. Aksioni ishte i shtrirë në shumë qytete ku u arrestuan tetë persona, e tre prej tyre në veri.

Exit mobile version