UBT News

Mehaj: Të liruarve nga spitali do t’iu mundësohet kthimi përmes linjave ajrore nga Aeroporti i Osijekut

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka njoftuar se 26 personave të lënduar nga aksidenti në Kroaci të cilët janë liruar nga spitali dhe pjesës tjetër që pritet të lirohen do t’u mundësohet kthimi në përmes linjave ajrore nga Aeroporti i Osijekut.

Mehaj tha se 15 persona vazhdojnë të jenë ende në trajtim dhe një nga ta është në gjendje më të rëndë.

“Deri tash 26 nga të lënduarit janë liruar, kurse 15 janë ende në trajtim në spital nga të cilët vetëm një është në gjendje të rëndë.Të liruarëve dhe pjesës që do të lirohet së shpejti nga spitali do t’i ofrohet akomodimi dhe transporti për vendlindje përmes linjave ajrore nga Aeroporti i Osjekut”.

Ai theksoi se së bashku me ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla dhe atasheun ushtarak në Kroaci Skender Hoxha, janë në kontakt të vazhdueshme me autoritetet kroate.

“Edhe dje si dhe gjatë orëve të mbrëmjes, kam qenë në kontakt të përhershëm me autoritetet kroate të mbrojtjes, si dhe koordinim të plotë me ministrin Sveçla dhe ministrin Vitia.Atasheu ynë, kolonel Hoxha gjatë tërë kohës ka qenë në angazhim të plotë dhe vazhdimisht më ka njoftuar mbi procesin e menaxhimit të rrethanave të krijuara pas tragjedisë”.

I pari i mbrojtjes në Kosovës i ka falënderuar autoritetet e Kroacisë për ndihmë e ofruar në aksidentin tragjik.

“Me këtë rast, shpreh mirënjohje dhe falënderimin e thellë për miqtë e mi, ministrat Banozic dhe Bozinovic dhe të gjitha autoritetet shtetërore dhe lokale të Republikës së Kroacisë të cilët bënë më të mirën për të menaxhuar këtë tragjedi që e ndjenë të përbashkët. Miqësia dhe aleanca me shtetin dhe popullin kroat është e natyrshme dhe ashtu do të jetë gjithmonë!”.

Exit mobile version