UBT News

Mehaj takon ambasadorin e Turqisë, diskutojnë për sigurinë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka takuar ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.

Takimi me diplomatin turk është në vazhdën e takimeve që Mehaj po zhvillon me përfaqësuesit e korit diplomatik në Kosovë. Temë diskutimi mes ministrit Mehaj me ambasadorit të Turqisë ishte situata aktuale e sigurisë në vend e më gjerë. Kështu ka njoftuar vet Mehaj përmes rrjetit social Facebook.

“Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit e korit diplomatik në Kosovë, sot prita në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar. Me këtë rast, me Ambasadorin Sakar biseduam lidhur me situatën aktuale të sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë, krahas njoftimit me proceset zhvillimore aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK, të arriturat e deritashme si dhe synimet për të ardhmen. Atë, gjithashtu e falënderova dhe i shpreha mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për Republikën e Turqisë, për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale ushtarake të FSK-së. Nga ana e tij, Ambasadori Sakar premtoi se Turqia, si një vend mik dhe aleat i fuqishëm i Kosovës, sikur deri më tani, do të vazhdojë të na mbështesë në të gjitha fushat dhe komponentët në mënyrë që t’i përmbushim me sukses të plotë synimet tona. Në fund, u dakorduam që bashkëpunimi në nivel të ministrive të mbrojtjes dhe forcave të dy vendeve të fuqizohet edhe më tej në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Exit mobile version