UBT News

Mehaj: Rruga e Kosovës është drejt NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj thotë se po vazhdojnë me sukses operacionet trajnuese të Forcës së Sigurisë së Kosovës, krah për krah me forcat amerikane që po bëhen në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21”.

Mehaj në Facebook ka shpërndarë fotografi nga stërvitjet e ushtarëve ku ka thënë edhe se Kosova dhe forcat e saj dëshmojnë fuqishëm partneritetin e ngushtë dhe të përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Po vazhdojnë me sukses operacionet trajnuese krah për krah me forcat Amerikane, në kuadër të stërvitjes ‘DEFENDER-Europe 21’. Kosova dhe forcat e saj dëshmojnë fuqishëm partneritetin e ngushtë dhe të përhershëm me SHBA-në dhe forcat e saj si dhe gatishmërinë e plotë për të kontribuar për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë. Rruga jonë është drejt NATO-s”, ka shkruar Mehaj.

Exit mobile version