UBT News

Mehaj reagon për ushtarin e KFOR-it që i amputohet këmba

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shprehur keqardhjen për ushtarin hungarez të KFOR-it, të lënduar nga grupet kriminale serbe gjatë protestave në Zveçan, të cilit për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore iu është dashur që t’i amputohet këmba nga ana e mjekëve të Institutit Kombëtar të Rehabilitimit Mjekësor në Hungari.

Mehaj ka uruar uror që 26 ushtarët tjerë hungarez të plagosur sa më parë të rikuperohen, e të vazhdojnë angazhimin e tyre në kuadër të misionit të KFOR-it.

“Grupet kriminale përgjegjëse për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it duhet të marrin dënimin meritor, ngase dhuna është e papranueshme dhe asnjë formë nuk mund të zmbraps ushtrimin e rendit e ligjit, mjeteve demokratike të pakontestueshme, të drejta e të domosdoshme për sigurinë e vendit dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Exit mobile version