UBT News

Mehaj pret në takim Ramën pas dorëheqjes nga pozita e komandantit të FSK-së

Pas dorëheqjes së Rrahman Ramës nga pozita e komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj e priti në takim, për çka Mehaj shprehu mirënjohje dhe vlerësim të lartë për kontributin e tij.

Pas takimit me Ramën, Mehaj theksoi edhe se eksperienca e madhe profesionale dhe lidershpit ushtarak të Gjeneral Ramës do të jetë i rëndësishëm për diplomacinë ne mbrojtjes dhe sigurisë në detyrën e re në RACVIAC.

“Pas lirimit nga detyra e Komandantit të FSK-së, sot në zyrën time prita Gjeneral Rrahman Ramën. Me këtë rast, në emri tim dhe të gjithë zyrtarëve dhe ushtarakëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, i shpreha mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për kontributin dhe lidershipin e lartë të treguar gjatë shërbimit si Komandant i FSK-së. Njëherit i shpreha falënderimin për bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë përgjatë periudhës tetëmujore të punës së përbashkët. Eksperienca e madhe profesionale dhe lidershipit ushtarak të Gjeneral Ramës do të jetë shumë e rëndësishme për diplomacinë tonë të mbrojtjes dhe sigurisë në detyrën e re në RACVIAC”, ka shkruar Mehaj.

Ndërkohë që të martën, Rama ofroi dorëheqje nga pozita e Komandatint të FSK-së, e që në vend të tij Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka emëruar Bashkim Jashari, që është i biri i Rifat Jasharit.

Exit mobile version